10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë rishikimin e vendimit për ish-prokuroren Sevdari

Në një ngjarje të rëndësishme për procesin e vettingut në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë një çështje të rëndësishme që i përket ish-prokurores Antoneta Sevdarit. Çështja e parë në shkallën e dytë të vettingut do të rishikojë një vendim të mëparshëm të Kolegjit, në lidhje me shkarkimin e saj nga detyra dhe largimin e saj nga sistemi i drejtësisë për një periudhë prej 15 vitesh.

Rishikimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila gjeti se vendimi i shkarkimit ishte disproporcional dhe shkelje e të drejtës për jetën private të Sevdarit. Gjykata rekomandoi rihapjen e procesit si mënyrë për rivënien në vend të padrejtësisë së bërë.

Në vendim thuhet se: “Gjykata konsideron se, në bazë të vlerësimit të përgjithshëm të rrethanave të veçanta të çështjes, shkarkimi i aplikantes, bazuar në thelb në faktin se ajo nuk ishte në gjendje të provojë se bashkëshorti i saj pagoi taksat në një pjesë të të ardhurave nga aktivitete të ligjshme në dy dekadat e shkuara dhe në mungesë të ndonjë indicieje për keqbesim apo dhunim të qëllimtë nga vetë aplikanti, ishte disproporcional me synimet e ligjshme të procesit të vetingut,”.

Gjykata rekomandoi se rihapja e procesit ishte mënyra e duhur për rivënien në vend të padrejtësisë së gjetur.
Ish-prokurorja përfitoi edhe 24,600 euro dëmshpërblim për humbjet financiare të pësuara nga shkarkimi, dëmet jopasurore, si dhe kompensim për kostot e procesit.

Strasburgu theksoi se gjithashtu se rasti i Sevdarit, duhet të konsiderohet përjashtimor dhe nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vettingut.
Strasburgu po ashtu ka gjetur shkelje edhe në rastin e shkarkimit të ish prokurorit dhe ish anëtarit të KLP-së Besnik Cani, por ende nuk dihet nëse për këtë subject do të ketë ose jo rishikim të vendimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...