10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kapet në Shqipëri ‘arkitekti’ i marrëveshjes ndërmjet grupit kriminal të Napolit dhe Kalabrisë për trafik droge

Policia shqiptare ka kapur Kevin Kurti, agjentin e trafikut të drogës dhe arkitektin e marrëveshjes mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë. Kurti, 26 vjeç, ishte pjesë e organizatave të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe ishte i përfshirë në shpërndarjen e substancave narkotike.

Dy shqiptarët e përfshirë në këtë organizatë ishin Isat Cela dhe Kevin Kurti, 26 vjeç. 26-vjeçari konsiderohet strumbullari rreth të cilit u krye marrëveshja mes Simone Bartiromo, një element drejtues i organizatës nën hetim dhe Sebastiano Romeo, “furnizues” kalabrez i kokainës me qendër në Bianco.

Hetimet nuk u ndalën kurrë dhe Karabinierët, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Napolit dhe me bashkëpunimin e paçmuar të SCIP (Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor) dhe Policisë Shqiptare, gjurmuan Kurtin në Durrës. Ai tani është i mbyllur në një burg shqiptar, në pritje të ekstradimit, shkruajnë mediat italiane.

Nga hetimet rezulton se një nga shqiptarët është përgjuar në një bisedë në qershor 2021 me një bashkatdhetar që sapo kishte zbritur në Napoli. Dy bashkëbiseduesit diskutojnë metodat e transportit të drogës dhe rreziqet ndaj të cilave ato ekspozohen, për shembull, kur droga transferohet në një qese, për shkak të qenve nuhatës të drogës. Ata pretendojnë se kontejnerët ofrojnë siguri më të madhe, por vetëm “nën ujë është 100%, por përshtatet vetëm nga Panamaja”, thonë ata.

Fraza interpretohet nga hetuesit si një demonstrim se mjetet tradicionale tani po bashkohen me një metodë transferimi përmes nëndetëses, siç u zbulua nga policia amerikane gjatë një operacioni të rëndësishëm. Nisja e nëndetëseve bëhet nga Panamaja, e cila konsiderohet si një nga kryeqytetet botërore të kokainës. Pjesë e këtij grupi rezulton edhe Bruno Carbone, italiani i arrestuar në Dubai në nëntor 2022, i kërkuar që nga 2003 dhe i konsideruar një nga trafikantët më të rëndësishëm pas Raffaele Imperiale. Organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe heroinë. Rrugëkalimi i drogës ka qenë dhe Holanda e Spanja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...