Sot në Kuvend, Lulzim Basha dhe ekipi i deputetëve të PD-së janë pranë për të marrë pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet ligji për kthimin e basteve online.
Pas mungesës së tyre të shkaktuar nga kaosi i krijuar nga grupi Bardi-Berisha, kreu i Partisë Demokratike dhe grupi i tij kanë vendosur të rikthehen në sallë. Megjithatë, 23 prej tyre nuk do të lejohen të marrin pjesë duke qenë se janë të përjashtuar nga seanca.