34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Basha kërkon dorëheqjen e kryeministrit pas deklaratave të Ahmetajt për inceneratorët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për inceneratorët, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Basha ka theksuar se votimi kundër amendamentit për inceneratorët përkon me një nga krizat më të thella që një qeveri ka përjetuar. Ai ka akuzuar kryeministrin se nuk ka reaguar pas akuzave të lëshuara nga ish-zëvendëskryeministri, duke e cilësuar si hipokrite që kjo situatë të mos jetë trajtuar seriozisht.

“Votimi kundër i këtij amendamenti përkon me krizën më të thellë që një qeveri ka njohur. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të dalë ish zëvendëskryeministri e të tregojë me gisht kryeministrin si pronar të aferës më të madhe që është hetuar ndonjëherë, inceneratorët dhe të mos ndodhë asgjë. Minimumi në një shoqëri normale, do ishte largimi nga detyra dhe inkurajimi i një hetimi të plotë që do përfshinte personin e treguar me gisht nga 2-shi i tij dhe jo nga opozita.

Ishte hipokrite të mos thonim diçka që e dinë gjithë shqiptarët, pse ky precedent vendoset në Shqipëri, është dhe dobësimi permanent i aftësisë së opozitës për tu marrë seriozisht me problemet e vendit. Ky është edhe luksi i çdo të enjte, që një pjesë e opozitës i dorëzon Ramës dhe është boshti i vetëm që rrotullohet një qeveri dhe një kryeministër është aty”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...