19.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Vota e emigrantëve, Rama në Luksemburg: Procesi i vështirë sepse…

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Luxemburg, shprehu dyshimet e tij rreth realizimit të votës së emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai theksoi se mungesa e të dhënave të plota të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është një problem kryesor për këtë çështje.

Rama nënvizoi se çështja e databazës së plotë të emigrantëve është një pengesë e madhe për të mundësuar votimin e diasporës. Ai theksoi se, megjithë përpjekjet e bëra, ende nuk është arritur të krijohet një regjistër i plotë i popullsisë së emigracionit shqiptar.

Kryeministri argumentoi se ndër pengesat kryesore është sjellja e zakonshme e shqiptarëve për të patur nevojën për dokumentacion kur ata përballen me një detyrë të tillë si krijimi i pasaportës apo kartës së identitetit. Kjo, sipas Ramës, ka bërë që procesi i krijimit të një baze të plotë të të dhënave të emigrantëve të ketë vonesa dhe të mos jetë gati për përdorim në kohën e nevojshme për procesin e votimit.

“Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët, kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë ose kartën e identitetit shkojmë e duam atë ditë, në momentin kur na duhet se na duhet për të bërë diçka. Por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëve”, tha Rama..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...