8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Foto/ Shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër, u shpëtoi 4 plumbave, policia del me njoftimin

Policia e qytetit të Shkodrës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me atentatin e regjistruar pasditen e kësaj të enjte në kryeqendrën e veriut, ku shënjestër ishte Selami Brahimi. Automjeti i tij, një “Citroen”, u qëllua me armë zjarri nga pjesa e pasme, ndërsa Brahimi mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe po këqyrin kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve të ende të paidentifikuar. Motivi i atentatit ndaj Brahimit mbetet i paqartë, pasi ai nuk rezulton të ketë probleme ligjore. Forcat e policisë dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...