28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Sekretari i Shtetit Amerikan, vjen në Tiranë: Kryeministri Rama shprehet për rëndësinë e vizitës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Rama theksoi se kjo vizitë është një tregues i rëndësisë së Shqipërisë në arenën ndërkombëtarë dhe çfarë përfaqëson ajo sot në rajon.

Në një prononcim për median pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama përmendi se ardhja e Sekretarit të Shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin aktual të Europës dhe botës. Ai shprehu krenari duke thënë se Shqipëria është një forcë dhe shembull për ndërtimin e paqes dhe të ardhmes së përbashkët.

Kryeministri u pyet nga gazetarët nëse vizita ka ndonjë lidhje me vendimin për cështjen e MC Gonigal, për të cilën ai përgjigjej me një re të gëzuar. Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar më parë se vizita e Antony Blinken do të zhvillohet në datat 14 deri më 17 shkurt, duke përfshirë edhe qëndrimin e tij në Gjermani.

Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundura të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.

A ka domethënë për faktin që vjen në të njëjtën ditë kur jepet vendimi për cështjen MC Gonigal?

Rama: Hahahaha…

DASH njoftoi se Blinken do të jetë në Shqipëri e Gjermani në datat 14 deri më 17 shkurt

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...