20.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

Ministri Hasani nis udhëtimin drejt Gjenevës për pjesëmarrje në takimin e nivelit të lartë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka nisur udhëtimin sot nga India drejt Gjenevës. Në këtë qytet, më datat 26 – 27 shkurt, Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ).

Shqipëria është anëtare e KDNJ-së me një mandat 3-vjeçar për periudhën 2024-2026, duke pjesëmarrë kështu në këtë forum të rëndësishëm të OKB-së që merret me çështjet e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ky është hera e dytë brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare që Shqipëria bëhet pjesë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Ministri Hasani pritet të takohet me Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe do të zhvillojë një takim me stafin shqiptar të punësuar pranë OKB në Gjenevë, duke përfshirë ekipin e Misionit të Republikës së Shqipërisë. Ministri do të ketë një rol aktiv në takimin e posaçëm të Grupit të Miqve për Llogaridhënien për Ukrainën, duke paraqitur mesazhin e Shqipërisë në këtë kontekst ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nën dyshimin për ngacmim”, ndalohet për 48 orë drejtori i Onima-s, Ekrand Shabani

0
Drejtori i Onima, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë...

“Humbi jetën pas përplasjes me motorin”, babai i ministres Adea Pirdeni viktimë e aksidentit...

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Një motor...

Aksident në rrugën Lezhë–Milot, tre persona të plagosur

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Si pasojë e aksidentit...

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...