30.6 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Chiara Ferragni si ‘Joker’ në kopertinën e revistës, reagimi i ashpër i Fedez

Revista L’Espresso ka publikuar kopertinën e saj të re, duke portretizuar blogeren e njohur Chiara Ferragni si Joker. “Ferragni Spa: The dark side of Chiara”, thuhet në titullin që ka nxitur reagime të forta. Ish-partneri i Chiara Ferragni, reperi italian Fedez, ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale, duke hedhur akuza ndaj pronarit të revistës.

Në një postim në Instastory, Fedez ka publikuar një foto të pronarit të revistës Donato Ammaturo, duke e quajtur naftëtar dhe duke shprehur pritjen për një hetim ndaj tij. “L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim”, shkroi reperi italian.

Në anën tjetër, Chiara Ferragni ka dhënë një intervistë për “Che tempo che fa”, ku ka folur për herë të parë hapur për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez. Ndërkohë, reagimet ndaj intervistës së Ferragni kanë qenë të ndryshme, shkaktuar skeptikizëm dhe dyshime nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa prej të cilëve e kanë akuzuar se ka gënjyer dhe nuk ka qenë e sinqertë.

Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një valë urrejtjeje. Kur të gjithë janë aty duke të sulmuar, ndihesh e pamposhtur. Bota ime u shemb. Kriza mes meje dhe Fedez është reale. Gjithmonë mendohet se jam stratege, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte. Ne flasim me Fedez, jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e fortë se të tjerat. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...