32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rama per mospjesëmarrjen e PS në votimet për komisionet hetimore: Asnjë shkelje e të drejtave të opozitës

Pas mbledhjes me kryetarët e pushtetit vendor në Shkodër, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat në lidhje me negociatat me opozitën për normalizimin e jetës parlamentare. Rama përmendi se mazhoranca sociale nuk ka shkelur të drejtat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, por ka refuzuar disa iniciativa që shkelin kornizën e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri theksoi se opozita ka të drejtë të ngritë një komision hetimor, por duhet të respektojë kornizën e caktuar nga vendimet e GJK. Ai hedh poshtë pretendimet për marrëveshje dhe thekson se ky është një çështje e të drejtave. Për çështjen e reformës zgjedhore, Rama shprehet se do t’i lërë kuvendit të vendosë pas përfundimit të afatit, duke e lënë hapësirë për propozimet e eventshme nga të gjitha palët.

Nuk arrij ta kuptoj nëse ata të cilët komentojnë marrëveshje për ngritjen e disa komisioneve hetimore bëjnë sikur nuk kuptojnë apo nuk kuptojnë sepse ne e kemi thënë shumë kohë më parë dhe është e njëjta gjë që përsëris. Ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që në emrin e komisioni hetimor shkelnin kornizën e mire përcaktuar nga vendimet e GJK.

E kemi thënë dhe e përsëris prapë, kjo nuk është çështje negociatash, por të drejtash. Opozita apo opozitat kanë të drejtë të ngrenë një komision, por duhet të jetë brenda kornizës së mire përcaktuar nga vendimet e GJK. Çdo iniciativë e tillë ka miratimin tonë, nuk ka nevojë për bisedime. Sa i përket reformës zgjedhore, është një praktikë që ka dalë nga konteksti kohës që jetojmë dhe ne si PS me mbarimin e afatit do t’ia lëmë në tryezë kuvendit dhe nëse do ketë të tjerë që do duan të lënë propozimet do t’i lënë. Nëse jo, do të bëjmë zgjedhje me ligjin ekzistues”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...