29.1 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Berat/ Aksident, automjeti përplaset me dy shtylla të ndriçimit rrugor

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë e madhe”. Në këtë ngjarje tragjike, një automjet tip “Skoda Fabia” me targa AB 685 CH ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës.

Automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, por me fat, drejtuesi i 28-vjeçar ka dalë nga mjeti pa lëndime. Efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burime nga vendngjarja raportojnë se shpejtësia përtej normave të lejuara mund të jetë shkaku i këtij aksidenti. Pasojë e ngjarjes, rruga e By Pass-it vazhdon të jetë pa ndriçim për më shumë se gjysmë orë. Autoritetet po punojnë për rikthimin e normalitetit dhe hetimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...