23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Rrëmbyen një adoleshent dhe e mbajtën në një garazh, e pësojnë keq dy të rinjtë në Mirditë

Në qytetin e Mirditës, dy të rinjë marrin me forcë një 19-vjeçar dhe e mbajnë në garazhin e një pallati për të vjedhur paratë. Policisë i është dashur të ndërmarrë një aksion të shpejtë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Policia sekuestron një shumë prej 220,000 lekësh që autorët synonin t’i vjedhnin 19-vjeçarit, si dhe automjetin e përdorur për vjedhjen dhe 2 celularë. Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19-vjeçar, shërbimet policore organizuan punën për të kapur përgjegjësit.

Operacioni i koduar “Telefonata” mundëson identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, Mateos Brozi, 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha, 19 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale janë kaluar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT