24.8 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Amarildo Meta mohon përfshirjen në vrasjen e babait, pasi ju gjetën gjurmët: ” Isha në punë te servisi”

Amarildo Meta, djali i vogël i familjes Meta, nuk ka preferuar të japë shpjegime tek oficerët e policisë në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në qytën e pistoletës dhe qesën plastike që ishte mbështjellë arma me të cilën u vra Pëllumb Meta.

19-vjeçari vijon t’u qëndrojë deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit. Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën, për të fshehur makinën.

“Unë nuk kam lidhje me vrasjen e babait. Nuk ndodhesha në shtëpi në momentin e krimit, isha në punë te servisi. Aty ka edhe kamera sigurie dhe ju e keni verifikuar këtë fakt. Kur kam shkuar në shtëpi, kishte ndodhur ngjarja. Nuk kam asnjë ide se si kanë përfunduar gjurmët e gishtërinjve të mi në pistoletë. Unë s’e kam prekur fare pistoletën as para dhe as pas ngjarjes. Nuk di çfarë të them. Unë kam ndihmuar vëllanë vetëm për të fshehur makinën. Me armën s’kam lidhje fare”, ka deklaruar Amarildo Meta gjatë marrjes në pyetje pas rezultatit të analizave që dolen nga laboratori i kriminalistikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...