12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rithemelimi ulet në tryezën e Konferencës së Kryetarëve bien dakord për dy komisione hetimore

Gazment Bardhi ka folur pas negociatave me PS, ku theksoi se është rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS. Po ashtu, Bardhi tha se do ngrihet edhe një nënkomision për Reformat, që do diskutojë çdo reformë që kërkon gjithë përfshirje dhe konsensus, përfshirë këtu Reformën Zgjedhore. Bardhi theksoi se është një lajm i mirë që mazhoranca ka reflektuar. Bardhi tha se nesër kur të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve dhe të shpallë ngritjen e komisioneve do të shpallin edhe nëse do zgjidhet bllokimi i punës në Kuvend.

Po ashtu, Gazment Bardhi thotë se nuk do të jetë anëtar i nënkomisionit për ‘Reformat’. Bardhi zbuloi se Oerd Bylykbashi do jetë një nga anëtarët, ndërsa deputeti tjetër do caktohet nga grupi i Rithemelimit. “Që do jetë Bylykbashi s’ka asnjë diskutim, anëtarin e dytë do e caktojë grupi, unë po deklaroj që s’do jem”, deklaroi Bardhi.

Duke u ndalur tek komisioni i Reformës Zgjedhore, Bardhi tha: “Komisioni i Posaçëm skadon me 21 mars. Struktura e re do të fillojë të funksionojë në seancën më të parë nëse do të arrihet dakordësia në mbledhjen nesër në Konferencën e Kryetarëve. Ishte e qartë se kishte një plan për të dështuar dhe mbajtur peng reformën zgjedhore. 0 produkt dhe 0 diskutime për çështje në interes të qytetarëve. Opozita është e interesuar. Në parim kemi rënë dakord që ky nënkomision do të diskutojë çdo reformë, që do të duhet të pasqyrojë realitetin politik në vend. Dikush që është 3 veta s’mund të thotë jam 300”.

Për herë të parë, pas rreth 5 muajsh kaos në Kuvend, Rithemelimi është ulur në tryezën e Konferencës së Kryetarëve përballë deputetëve të mazhorancës. Pas mbledhjes së grupit, Rithemelimi mandatoi Gazment Bardhin për negociatat me Partinë Socialiste.
Dakordësia e parë në parim mes Socialistëve dhe Rithemelimi u arrit për ngritjen e dy komisioneve hetimore, konkretisht për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetri për 4 koncesionet e sterilizimit në Shëndetësi.
Por e gjitha duket se ka përfunduar në flluskë sapuni, pasi me paktin e arritur sot, i vetmi i fituar është Edi Rama.

Opozitës i janë refuzuar 8 komisione hetimore në vitet e fundit, ndërsa Bardhi me Çuçin ranë dakord që të pranohen vetëm 2 kërkesa, për çështje që nuk e lodhin fare qeverinë. Dy komisione praktikisht pa shumë vlerë. Koncesionet në shëndetësi janë duke u hetuar nga SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...