16.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Presidenti Dekreton Ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ Ndërsa Kontestohet nga Opozita

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’, i cili u votua në Kuvend më 22 shkurt vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa është kontestuar nga radhët e opozitës.

Ky ligj i hap rrugë ndërtimeve ekologjike për t’i vënë në shërbim të ekonomisë. Presidenti thotë se ka ndërmarrë një sërë konsultash nga grupet e interesit si dhe nga ekspertë kushtetues, për shkak se ligji u shoqërua me kritika në fazën e shqyrtimit dhe miratimit të tij, sidomos nga grupet përfaqësuese të organizatave mjedisore.

Lidhur me shqetësimet e ngritura, presidenca sqaron se sa i takon përplasjes me standardet dhe udhëzuesit e IUCN-së (International Union for Conservation of Nature), duke theksuar se ekspertët kushtetues nuk shohin këto pretendime si çështje që i përket procedurës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë.

Opozita e ka cilësuar ligjin si një ligj korruptiv dhe në shkelje të direktivave të BE-së, ndërsa ka paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Pas votimit, një reagim erdhi edhe nga delegacioni i BE-së në Tiranë, i cili kujtoi detyrimin që ligjet e kësaj natyre kërkojnë konsultim publik para miratimit dhe garantoi se do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...