19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

E rëndë në Krujë: Nëna hedh fëmijën e lindur në qesën e plehrave dhe e hedh në lumë

Mëngjesin e 18 marsit, Leta K., 42-vjeçare nga fshati Tapizë i Krujës, lindi fëmijën e saj të 6-të. Por ndryshe nga 5 fëmijët e tjerë, ajo e futi këtë foshnjë të re në qesën e plehrave dhe e hodhi në lumin Tapizë.

Ngjarja e rëndë është raportuar nga policia, e cila arrestoi 42-vjeçaren me dyshimin se e kishte vrarë fëmijën pasi e kishte lindur. Nëna e 3 vajzave dhe dy djemve, ku më i madhi është 20-vjeç, dëshmon për efektivët se ajo pretendoi se foshnja kishte lindur e pa jetë.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Por policia po bën verifikime për dëshminë e tij.

Ngjarja është bërë e njohur pasi Leta K. u dërgua në një spital në Tiranë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe më pas u zbulua se ajo kishte kryer një lindje. Në polici, 42-vjeçarja ka thënë se nuk e dinte ku e kishte hedhur foshnjën, duke e rrëfyer atë pas insistimit të hetuesve që gjetën beben e sapolindur të gjinisë vajzë në bregun e lumit Tapizë brenda një qeseje.

Hetuesit kanë me rezerva deklaratën e nënës së fëmijës, pasi ka lindur i vdekur, dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Shtatzënia e 42-vjeçares nuk është ndjekur me mjek në zonën ku banon dhe nuk ka një kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës.

Dyshimet paraprake janë për shkak të jetës ekonomike dhe diferenca e madhe me fëmijët e tjerë, por nuk përjashtohet mundësia e një traume postpartum. Shkaku pas këtij veprimi mbetet i paqartë, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...