19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Hodhi fëmijën në lumë, nëna e 5 fëmijëve pretendon se foshnja lindi pa shenja jete

Një grua nga fshati Tapizë i Krujës po hetohet për vrasjen e foshnjës që lindi në kushte shtëpie. Ngjarja e rëndë u shënua të hënën e 18 marsit, ndërsa sot vazhdojnë hetimet për zbardhjen e krimit horror.

42-vjeçarja Leta K., nënë e 5 fëmijëve, është nën hetim pasi policia gjeti trupin e pajetë të foshnjës, mbështjellë në një qese të zezë pranë një grumbulli mbeturinash, në shtratin e lumit Tapizë.

Leta K. pretendon se e ka lindur foshnjën në banesë pa shenja jete dhe e ka hedhur në lum, por kjo do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Bashkëshorti i saj nuk kishte dijeni për shtatzëninë, ndërsa vajza e tyre 22-vjeçe, e dyshuar për bashkëpunim, deklaron se nuk kishte dijeni për përmbajtjen e qesës.

Familja nuk kishte dijeni për shtatzëninë e Leta K., ndaj nuk kishte pasur ndjekje mjekësore gjatë kësaj periudhe. 42-vjeçarja, pas aktit të rëndë, është paraqitur në spital me dhimbje, ku ka treguar se lindja ka ndodhur në kushte të shtëpisë.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së foshnjës dhe motivet që shtynë nënën drejt këtij akti ekstrem. Leta K. ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore në një maternitet të kryeqytetit, ku i është komunikuar akuzimi për “Vrasjen e Foshnjës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...