8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shtyrja e seancës në GJKKO për kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit

Seanca e parashikuar në Apelin e GJKKO për shqyrtimin e kërkesës së ish Kryeministrit Berisha për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit është shtyrë për më 25 mars. Gjykata shtyu shqyrtimin pasi në seanca mungonin prokurorët e çështjes, të cilët kishin njoftuar më herët arsyen.

Avokati i Berishës, Gjokutaj ironizoi arsyen e mungesës që lidhej me angazhimin profesional duke e konsideruar një sebep.

‘Për arsye profesionale nuk mund të ishin prezent. Është një sebep, janë dy prokurorë, të paktën njëri duhej të ishte prezent. Profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim. Sigurisht që me angazhimin zotit Rama me punë të tjera duket kontakti i shkëputur.’

Gjokutaj u pyet edhe për uljen në tryezë të Rithemelimit me mazhorancën, por për Gjokutaj ajo nuk zgjidh problemin e Berishës që të marrë pjesë në seancat plenare.

‘Ai kontakt atje nuk zgjidh problemin këtu. Zoti Berisha është në të njëjtat kushte. Jemi në kërkimet tona që ai të marr pjesë. Nga SPAK dhe Gjykatën e Shkallës së Parë na është rrëzuar. Është e rëndë të mungojnë prokurorët në seancë. Në një seancë ku ka një kërkesë shumë domethënëse. Si duket edhe një herë vërteton atë faktin se pa u rreshtuar politika këta nuk marrin pjesë dhe vazhdojnë me arsye profesionale.’

Më herët kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend ishte refuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë. Tashmë pritet të japë vendim Apeli i GJKKO për kërkesën e Berishës të bërë përmes avokatëve Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...