34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Rusi i arrestuar në Shqipëri, Igor Kokunov, do të ekstradohet në Moskë

Rusi Igor Kokunov i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër do të ekstradohet.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la sot (20 mars 2024) në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës e cila i dha dritë jeshile ekstradimit të tij.
Kokunov ishte shpallur në kërkim nga interpol Moska pasi po hetohet për akuzën ‘marrje e një pozicioni më të lartë në hierarkinë kriminale ndërsa u arrestua në Muriqan më 26 gusht 2023.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol NCB Moskë, referuar vendimit penal administrativ dhënë nga Gjykata e Moskës më datë 18.02.2022. Gjykata ruse ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrja e një pozicioni më të lartë në hierarkinë kriminale”, parashikuar nga neni 210/1 i Kodit Penal i Republikës së Rusisë dhe dënimi maksimal i kësaj dispozite është 15 vjet burgim.
Më 14 nëntor 2023 Gjykata e Shkodrës e pranoi kërkesën për të lejuar ekstradimin. Vendimi u ankimua në Apel nga rusi Kokunov, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe refuzimin e ekstradimit në Federatën Ruse.

Kështu i hapet rruga ekstradimit të tij në Moskë. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë.
Vendimi në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm u mor nga gjyqtarja Lutfije Celami.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...