20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Eskorta 23-vjeçare zbulon jetën e saj në Shqipëri: ‘Meshkujt janë budallenj’

Një vajzë 23-vjeçare, e quajtur Megi Pojani, është një eskortë në Shqipëri, duke përjetuar këtë stil jetese për një kohë të caktuar. Për punën e saj, ajo fiton mesatarisht midis 4 dhe 5 mijë euro në rastin më të keq dhe 8-9 mijë euro në rastin më të mirë.

Në një intervistë në emisionin “MeKast” në Top Channel, ajo rrëfen për fillimin e karrierës së saj si eskortë dhe arsyet pse e ka zgjedhur këtë profesion.

Ajo thotë se e bën këtë punë për paratë dhe se në disa raste mund të marrë edhe më shumë kur klienti i lë bakshish. Megi takon rreth 8 burra në ditë dhe pas një dite të gjatë pune ndihet e lodhur fizikisht dhe dëshiron vetëm të fjetë.

Përsa i përket klientëve, ajo thotë se 60% janë beqarë dhe të rinj, ndërsa 40% janë të martuar. Ajo preferon burrat e martuar, pasi nuk shkaktojnë probleme dhe përdorin prezervativ. Ajo rrëfen se disa prej tyre mund t’i marrin gratë në telefon edhe kur janë me të, por shpesh herë nuk hapin thirrjet.

Ke burra të martuar të rregullt?
– Po, më pëlqejnë ata. Janë më të mirët, nuk të japin probleme, përdorin prezervativ. Nuk të japin probleme më vonë, nuk të shkruajnë, rrinë me mua, mbarojnë punë dhe shkojnë në shtëpi.

I marrin në telefon gratë kur janë me ty?
– Po, ka raste dhe fëmijët.

E hapin?
– Ndonjëherë po, ndonjëherë jo. Kisha një rast me një klient që më mori te një hotel afër zyrës. Kur e mori gruaja me kamera, u vesh shpejt dhe iku në zyrë, foli dhe u kthye prapë.

Çfarë kërkojnë më shumë meshkujt shqiptarë në shtrat? Kërkojnë gjëra që nuk ua pranojnë gratë?
– Jo, kërkojnë veshje seksi dhe kaq. Kënaqen me faktin që është një person i ri, që nuk u lejohet dhe kaq.

Mendon se je më e mirë dhe gratë apo të dashurat e tyre?
– Jo

Po pse vijnë te ty?
– Meshkujt janë budallenj.

E quan tradhti?
– Sigurisht, por unë prej tyre fitoj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...