19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Senati Amerikan miraton paketën e shpenzimeve për të parandaluar mbylljen e qeverisë

Senati amerikan e ka miratuar një paketë për shpenzime në vlerë të 1.2 trilion dollarëve amerikanë, për të shmangur kërcënimin e mbylljes së Qeverisë amerikane. Dokumenti i miratuar në orët e para të së shtunës tani do të shkojë në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden për nënshkrim.

Kongresi e ka miratuar javë më parë një paketë që garanton fonde për veteranët, agjencitë për punë të jashtme, të brendshme dhe ato të bujqësisë, ndërsa pajtueshmëria e arritur të shtunën garanton fonde për departamentet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare dhe agjenci tjera qeveritare. Ligjvënësve amerikanë u janë dashur gjashtë muaj pas hyrjes në vitin e ri fiskal për të përmbylluar pothuajse gjithë buxhetin për shpenzime.

Kombinimi i dy pakove financiare për shpenzime lë të kuptohet se buxheti amerikan për këtë vit do të jetë rreth 1.66 trilion dollarë. Aty nuk përfshihen fonde për zvogëlimin e borxhit shtetëror.

Në asnjërën prej pakove nuk është përfshirë ndihma ushtarake në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën, e cila ka nisur të vërejë mungesën e municioneve, teksa lufton pushtimin rus, të nisur në shkurt të vitit 2022. Republikanët konservatorë janë duke e bllokuar ndihmën, me arsyetimin se duhet zbatuar politika më të ashpra për migrantët në kufijtë amerikanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...