17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Një inspektor policie pjesë e grupit kriminal, ndihmoi për trafikimin e kokainës

Ervis Shkurta, i njohur si “Visi i Operacionales” nga kolegët e tij, por nga grupet kriminale si “Visi i Pazarit”, u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi u dyshua se kishte dijeni për shkëmbimin e pakos së kokainës nga një grup kriminal.

Shkurta, një punonjës policie, u ndalua për shkelje të ligjit dhe për pjesëmarrje në trafikimin e drogës.

Ndalimi u realizua në kuadër të hetimeve për arrestimin e tre personave të tjerë të akuzuar për prodhim dhe tregtim të drogës.

Pas zbulimit të bisedave telefonike me një person të njohur si “Visi i Pazarit”, identifikimi i Shkurtës u bë i mundur, duke dëshmuar lidhjen e tij me grupin kriminal.

Shkurta u kap pranë vendit të ngjarjes, duke bërë ndërhyrje për të parandaluar ndërhyrjen e policisë në trafikimin e kokainës.

Efektivi i Operacionales mësohet se para hetuesve ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me ta dhe është i përfshirë në shkëmbimin e drogës, duke përfituar shuma të mëdha parash.Ervis Shkurta i arrestuar sot ështe që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale.Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt.

Pas zbulimit të lidhjeve të tij me të arrestuarit dhe bashkëpunimin në aktivitetet e tyre kriminale, Shkurta u arrestua dhe ndodhet në pritje të procesit gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...