16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Hajdutja e 8 milionë eurove: Historia e vjedhjes si në filma

Një ngjarje spektakolare e vjedhjes në maj të vitit 2021 në kompaninë “Loomis” në Bremen, Gjermani, doli në dritë pas dy vitesh e gjysmë, kur autoritetet gjermane arrestuan hajduten e parave në aeroportin e Bremenit. Yasemin Guendogan, një 31-vjeçare, u gjet përgjegjëse për këtë veprimtari të jashtëzakonshme.

Puna e saj në kompaninë “Loomis” ishte të paketonte kartmonedhat në kuti, të cilat më pas transportoheshin me makinat e blinduara në bankomate. Por më datë 21 maj, ajo kreu një aksion të vërtetë filmash. Guendogan vendosi të mos paketonte paratë në kuti, por në thasë, dhe pastaj i hodhi ato në një kontejner të mbeturinave. Për të shmangur zbulimin e sasisë së parave, ajo hodhi mbeturinat mbi thasët me para në kontejner.

Në mënyrë të shpejtë, Guendogan i ngarkoi paratë në një automjet tip Mercedes Vito, të cilën e kishte marrë me qira në Berlin dhe që kishte targa të vjedhura. Pas katër ditësh, krimi u zbulua, ndërsa ajo ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht ajo arratisi jashtë Gjermanisë, drejt Turqisë.

Pas hetimeve të kryera dhe zbulimit të rolit të saj në këtë histori, Guendogan vendosi të dorëzohej tek autoritetet gjermane dhe u vu në pranga në aeroportin e Bremenit, kur u kthye nga Turqia. Tashmë, 31-vjeçarja ndodhet në paraburgim, duke pritur të përballet me drejtësinë për veprën e saj të kryer.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...