10.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Foto/ Konflikti eskalon në mes të Rusisë dhe Ukrainës: Sulmet masive në Krime dhe Ukrainë, tensione të larta në rajon

Mes akuzave reciproke mes rusëve dhe ukrainasve për përgjegjësinë për masakrën me 133 të vdekur në Moskë, Kievi ka nisur kundërofensivën më masive të raketave kundër Krimesë, e pushtuar nga rusët.

Një orë e gjysmë bombardime të tmerrshme të drejtuara në qendër të Sevastopolit dhe qyteteve të tjera të Krimesë me raketa “Storm Shadow”. Pamjet e shkrepura me celular nga banorët e Sevastopolit janë elokuente dhe dramatike: shpërthime në qendër të qytetit, duke ngritur re zjarri dhe tymi.

Sipas mediave, sulmi masiv goditi bazën e qendrës së komunikimit të Flotës së Detit të Zi, një aeroport dhe një bazë ushtarake.

Alarmi ajror në Krime zgjati një orë e gjysmë dhe ra rreth orës 22:50. Sipas guvernatorit rus të Krimesë, ka pasur të paktën një viktimë në sulmet, ku një grua mbeti e vrarë në banesën e saj. Ndërkohë katër të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas kanaleve të mediave ruse, “rreth njëzet shpërthime” u dëgjuan vetëm në Sevastopol, por shpërthime të tjera ndodhën në Yevpatoria dhe Kerch. La Repubblica shkruan se raketat Storm Shadow dhe Scalp-Eg kanë goditur disa baza të përdorura nga ushtria ruse, duke përfshirë aeroportin ushtarak Belbek dhe bazën operacionale të brigadës 810.

Ndërkohë, sulme të shumta ka pasur këtë mëngjes në Kiev dhe Lviv dhe e gjithë Ukraina është vënë në gatishmëri pas sulmeve ajrore të nisura nga Rusia. 14 avionë bombardues rusë mbi Ukrainë kanë hedhur raketa në disa qytete, me objektiv kryesor Kievin. Ushtria ruse sulmoi tetë rajone të Ukrainës gjatë natës me 29 raketa lundrimi X-101-X-555 dhe 28 drone Shahed.

“Shpërthime në kryeqytet. Mbrojtja ajrore është në veprim. Mos u largoni nga strehimoret”, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram.

Aviacioni ukrainas ka qenë në gjendje alarmi për disa orë, por pjesa më e madhe e këtyre raketave u shkatërruan nga sistemi mbrojtës.

Forcat e armatosura të Varshavës thonë se rusët shkelën hapësirën ajrore polake me një raketë që synonte objektivat e vendosura në Ukrainën perëndimore. Varshava do t’i kërkojë Rusisë shpjegime për “një shkelje të re të hapësirës së saj ajrore”.

Raketa hyri në hapësirën ajrore polake pranë qytetit të Oserdow, qëndroi atje për 39 sekonda dhe u ndoq nga sistemet e radarëve ushtarakë gjatë gjithë kohës”, thuhet në deklaratë.

Sulmet nisën në orën 05:00, ndërsa ushtria ukrainase tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin të angazhuara në zmbrapsjen e sulmit. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se rreth një duzinë raketash ruse ishin shkatërruar mbi kryeqytetin dhe në afërsi të tij. Nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha si rezultat i sulmeve, shtoi ai në një deklaratë në Telegram.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT