Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, feston sot ditëlindjen e tij dhe mbush 55 vjeç. Duke zgjedhur të kalojë fundjavën pranë natyrës, Meta ndau një video në rrjetin social Facebook nga ngjitja e djeshme në kodër, duke treguar edhe momente kur bënte vrap.
Ai u shfaq mbi një hekur në mëngjesin e kësaj të diele, duke uruar ndjekësit e tij një ditë plot aventura.
“Të dashur miq, iu uroj një të dielë plot aventura dhe relaks. T’ia kaloni mirë“, shprehet Meta.