Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Dibra, përsëriti qëndrimin e tij, akuzoj PS dhe Rithemelimin për pazar dhe mbylli çdo mundësi bashkëpunimi me ta. Ai shprehu bindjen se ata janë pengesë në misionin për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Basha theksoi se ky është momenti i qartësisë dhe kërkoi një alternativë të qartë për të dalë nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Ai po ashtu u shpreh se ofertat duhet të jenë të qarta dhe pa dritëhije, duke sfiduar pushtetarët të përgjigjen për shkeljet dhe të heqin imunitetin parlamentar për të vendosur një drejtësi të vërtetë.
“Sot e kanë të pamundur ta shpjegojnë se pse për 6 muaj ndezën flakadanët e revolucionit dhe penguan opozitën në misionin e saj, ndërsa sot rrinë si qengja përballë Edi Ramës, me shpresën se ky pazar do t’i katapultojë apo do ti mbajë të ngërthyer në karriget e radhës. I nxjerr zbuluar se pazari i tyre kaq ka qenë për veten e tyre, për fatin e tyre. Sa kohë që këtë kanë ndërmend nuk na bashkon gjë me ta.Përkundrazi ky është një moment qartësie për këdo, edhe për ata që i ndoqën për një kohë jo të shkurtër, që këta nuk e kanë për ju, por e kanë për veten e tyre. Jo vetëm nuk përbejnë një garanci për të nesërmen, por janë një pengesë për ne në betejën tonë për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Gjerat janë të qarta”, tha Basha.“Ajo që pritet prej nesh nuk është thjesht mbijetesa, por dalja nga kriza e shkaktuar nga kjo qeveri. Të ndërtosh këtë alternativë, do të thotë të besosh te e nesërmja e Dibrës dhe Shqipërisë. Nëse betejën e bën për karrigen tënde personale, jo vetëm që s’i shërben Shqipërisë, por je kthyer në shërbëtor. Nga njëra anë i kemi të qarta plagët e shkaktuara në Dibër dhe Shqipëri nga kjo qeveri e papërgjegjshme për shkak të korrupsionit apo pashpirtësisë.Nga ana tjetër, mungesa e një alternative dhe zëvendësimi i saj me gjuhën e lodhur dhe të mungesës së një plani nga qeveria, i shërben kësaj qeverie. Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, por e qartë. E qartë për përballjet, e qartë për qëndrimet bardhë e zi dhe për çfarë presin, meritojnë dhe do të ketë shqiptarët nga PD. Kjo qartësi është jetike për të vendosur piketat e së nesërmes.Oferta duhet të jetë e plot, pa dritëhije dhe e qartë. Si mund të ketë drejtësi kur ata që e cilësojnë veten opozitë, sulmojnë institucionin më të lartë të drejtësisë. Në vend që t’i japë qytetarëve alternativë të saktë, bëjnë zig-zake për drejtësinë. Jeni apo jo që pushtetarët të përgjigjen për shkeljet? Që të zhduket imuniteti parlamentar dhe të vendoset drejtësi reale. Si me Arben Ahmetjan, që u deshën 2 javë për të hequr imunitetin, dhe iu dha kohë që të arratisej”, tha më tej Basha.