27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

‘Nuk isha në dijeni, do shoqëronim disa persona në Tiranë’, flet ish efektivja e arrestuar pë trafik armësh

Denisa Halilaj, ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, e arrestuar një ditë më parë nga Trafiqet e Tiranës me grupin prej 4 personash që sillnin armë nga Malësia e Madhe për t’i shitur pranë grupeve kriminale në kryeqytet, ka mohuar para hetuesve të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW ka pasur armë.

Sipas saj, grupi i djemve i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona dhe asnjëherë nuk i është përmendur se do të shiteshin arsenal armësh. Në deklarimet e 22-vjeçares, ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe si sipas saj përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim mbërritjen pa probleme në Tiranë.

Ndërkohë, 4 të tjerët e arrestuar, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj, kanë kyçur gojën para hetuesve, duke mos treguar asnjë detaj për shitjen e armëve, përfshirë këtu edhe emra të personave ku do të shiteshin në Tiranë. Grupi hetimor pritet të analizojë në mënyrë të detajuar 5 aparatet e tyre celular për të zbardhur prova të tjera për veprimtarinë kriminale.

9 armët e sekuestruara rezultojnë të jenë të ’97-ës, të magazinuara që në atë kohë, por janë aktive dhe në përdorim. Njëlloj si për shitjen e tyre, grupi i djemve kanë mohuar të tregojnë edhe ku i kanë marrë dhe kujt i përkasin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...