22.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Sistemi i burgjeve në Shqipëri , trajtim i diferecuar mes të burgosurve VIP dhe personave të varfër

Sistemi i burgjeve në Shqipëri përballet me sfida të mëdha të mbipopullimit dhe paraburgimit të tepruar, duke shkaktuar probleme të rënda për të burgosurit dhe paraburgosurit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Avokatja e Popullit shprehin shqetësimin e tyre për këtë situatë.

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj thekson se paraburgimi i tepruar është një shqetësim i sistemit penitenciar. Ajo propozon zbatimin e garancisë pasurore si një masë alternative, duke theksuar se arresti me burg nuk duhet të jetë masa e parë për personat e pandehur.

Skëndaj gjithashtu thekson një trajtim të diferencuar të të burgosurve VIP, të cilët shpeshherë gëzojnë ambiente më të mira se të tjerët. Kjo sjellje e pabarabartë në trajtimin e të burgosurve shkakton probleme në sistemin penitenciar.

Në të njëjtën linjë, Avokatja e Popullit zbulon se burgjet për të varfrit kanë sjellë edhe ngjarje tragjike, si vetëvrasjet e të burgosurve. Ajo thekson nevojën për të trajtuar me kujdes shëndetin mendor të personave të burgosur dhe paraburgosur, duke kërkuar vlerësimin e tyre në momentin e shoqërimit.

“Kemi parë raste shumë flagrante që kanë shkuar deri në vetëflijim, për shkak të masës së sigurisë. Sikurse është rasti në Kamëz në vitin 2020, i cili megjithëse akuzohej për vjedhjen e një portofoli me pak lekë. Ai ishte me kemp, me probleme të shëndetit mendor dhe më pas shkoi deri në vetëvrasje në qelitë e 313-ës. Rasti tjetër është i një të riu në komisariatin e policisë në Kavajë” shton ajo.
“Ata janë persona që janë duke vuajtur dënimin, mendoj që sistemi peniteciar duhet ti ketë në një sektor. Të jenë me persona të ngjashëm dhe mos të jenë në rrezikun që mund ti kenë dënuar dhe futur në burg më parë. Ne kemi kërkuar që kushtet e përgjithshme të përmirësohen, s’mund të themi që përkeqësojani, por themi që përmirësojani edhe të tjerëve për të gjithë. Dhe për këtë arsye themi ky disporcion krijon problematikë për shkak të trajtimit të pabarabartë” thotë ajo.

Gjithashtu, Skëndaj dhe Avokatja e Popullit vërejnë problemet e mbipopullimit dhe infrastrukturës së kufizuar në disa burgje, siç janë Tepelena, Lushnja, Burreli dhe Peqini. Ata thonë se, megjithëse janë investuar miliona euro në sistemin e burgjeve, ende ekzistojnë kushte të këqija, duke sjellë sfida të mëdha për mirëqenien dhe sigurinë e të burgosurve.

“Nëse do të shkojmë institucion për institucion, mbipopullimi ka problematika më të mëdha. Pse? Ndahen sektorët brenda burgjeve për të dënuar dhe paraburgosur. Dhe te paraburgosurit ka më shumë mbipopullim sesa në sektorët e të dënuarve. Aty ku duhet të ishin kushtet më të mira, që janë institucionet që vuajnë persona të shëndetit mendor, nga një kapacitet prej 198 personash, ne kemi 458. Ne kemi dyfishin e kapacitetit” thotë ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...