19.5 C
Tiranë
Sunday, September 29, 2024
spot_img

Vajza qëllon me armë zjarri dhe poston video nëprehërin e efektivit të policisë

Një video e një vajzë që qëllon me armë zjarri është bërë virale në rrjet. Në pamjet e publikuara, e reja me një cigare në dorë, qëllon disa herë me armë zjarri buzë detit. Por misteri se ku e ka gjetur armën e zjarrit merr fund shumë shpejt.

Po në të njëjtën video, shfaqet e reja me një efektiv të Policisë së Shtetit, i cili identifikohet si i tillë nga uniforma e tij.

Teksa qëndrojnë bashkë, ajo i dedikon edhe një këngë:

“Everybody knows that I’m a good girl officer” – thuhet në vargun e këngës, që në shqip përkthehet:

Të gjithë e dinë që jam vajzë e mirë oficer!

Nuk dihet lidhja konkrete që ajo ka me efektivin e Policisë, por për shkak të faktit se ai ka një armë zjarri si pjesë të punës së tij, dyshohet se arma është e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT