18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Prokurori i Beratit,shkarkohet pas akuzave për veprime të dyshimta

Dritan Gripshi, prokurori i cili udhëhoqi Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat, u shkarkua sot (27 mars 2024) nga detyra e tij, pas një vendimi të trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Trupa gjykuese, e udhëhequr nga Genta Tafa Bungo dhe me relator Suela Zhegu dhe anëtar Roland Ilia, vendosi për shkarkimin e Gripshit, duke pasur parasysh ligjin nr. 84/2016. Gjatë seancës dëgjimore të 25 marsit, Gripshi u kërkua shpjegime për mungesën e burimeve dhe dyshimet për veprime fiktive për të justifikuar shpenzimet e mëvonshme, si dhe për shkeljet e kriterit profesional. Gripshi, gjatë seancës së sotme, tha se provat e paraqitura nga ai nuk kishin asnjë vlerë.

Karriera e Gripshit përfshin një përvojë të gjatë në drejtimin dhe punën si prokuror:

Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat (26.03.2021 – 27.03.2024).Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat nga viti 2008 deri në datën e shkarkimit.Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës (2007 – 2008).Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan nga 16 shtator 1996 deri në vitin 2007.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...