21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

12 persona, përfshirë zyrtarë të IKMT-së dhe policë, dënohen për lejimin e 37 ndërtimeve të paligjshme në Lushnjë

Dymbëdhjetë persona, përfshirë dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policisë dhe banorë të Lushnjës, janë dënuar nga gjykata e Lushnjës për lejimin e 37 ndërtimeve të paligjshme në territorin e bashkisë Lushnjë në një periudhë 18 mujore (nga 2019 deri në 2022).

Katër zyrtarët e IKMT u dënuan me nga 6 muaj burg, ndërsa dy policët u dënuan me nga 2 vite burg.

Të tjerët të dënuar janë banorë të zonave të ndryshme të bashkisë Lushnjë, të cilët kanë ndërtuar pa leje në pronat e tyre.

Në rezultatet e hetimit dhe gjyqësorit, u zbulua se në periudhën nga prilli gushti i vitit 2019 deri në janar mars të vitit 2021-2022, janë kryer 37 ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Lushnjë.

Autoritetet kompetente nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin për këto ndërtime, ose kanë vepruar pasi janë njoftuar për fillimin e hetimit nga organet e hetimit, për të shmangur përgjegjësinë penale.

Nga këto ndërtime të paligjshme, 31 janë kryer në periudhën nga janari 2021 deri në mars 2022 dhe 6 ndërtime në periudhën nga prilli deri në gusht të vitit 2019.

Në 25 raste, ndërtesat pa leje nuk janë gjobitur dhe nuk janë prishur, ndërsa në 12 raste janë vendosur gjoba pasi kanë filluar hetimet.

‘Konkretisht, ka rezultuar se në 25 raste të ndërtimeve të paligjshme, nuk janë mbajtur akte konstatimi, vendime për dënimin me gjobë apo vendime për prishje objekti të paligjshëm nga I.M.T., Bashkia Lushnjë, kurse në 12 (dymbëdhjetë) raste të ndërtimeve të paligjshme, janë marrë masa administrative prej I.M.T..Bashkia Lushnjë vetëm pas vënies në dijeni të ndjekjes së tyre prej organeve të hetimore apo pas informacionit të kërkuara nga Prokuroria lidhur me to.’- njofton prokuroria.

2 policët e dënuar morën ryshfet nga dy persona që ndërtuan pa leje, thotë prokuroria.

Në kuadër të hetimeve të kryera me metoda speciale është zbuluar dhe dokumentuar edhe një rast korrupisioni, ku janë përfshirë në bashkëpunim, në rolin e pranuesve të vlerave monetare, dy punonjësit e policisë, të pandehurit B.H. dhe H.T., dhe në rolin e dhënësve të vlerave monetare dy shtetas, të pandehit P.T. dhe E.Sh.’- njofton prokuroria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...