25.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, refuzon të paguajë 1 milion lekë për dosjen me 700 fashikuj të sterilizimit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u përball me një sfidë të papritur ditën e fundit të afatit të hetimeve të SPAK për dosjen e sterilizimit.

Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai u mundua të njihet me aktet e dosjes, por ndeshi vështirësi për të lexuar më shumë se 15 fashikuj nga 700-të e disponueshme.

Beqaj refuzoi të paguante për të marrë dosjen, pasi fatura ishte rreth 1 milion lekësh, duke e cilësuar situatën si skandaloze. Në fund të ditës, ata që nuk pranuan të paguanin për dosjen, kërkojnë të njihen me aktet fizikisht.

Kjo situatë e papritur vjen pikërisht para afatit të fundit për dorëzimin e pretendimeve për hetimet e Prokurorisë, para se dosja të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme për nisjen e gjykimit.

‘Pasi lexuam dy vendimet në kërkuam që të merrnim kopjen e akteve siç na e njeh të drejtën ligji. U përballëm me faturën 10 mln lekë të vjetra vetëm për materialet e skanuara PDF. Është dita e fundit për të shqyrtuar 700 fashikujt, deri tani jemi te fashikulli numër 2. Vendimi për përfundimin e hetimeve. Gjithë të pandehurit e tjerë refuzuan të paguajnë këtë fature dhe bëmë kërkesë të njihemi me aktet e dosjes fizikisht. Na u dha një afat 24 orë për të shqyrtuar 700 fashikujt”– tha Ermal Yzeiraj.

Për avokatin situata është skandaloze dhe të pakuptueshme.

“Është qesharake t’i kërkosh një pensionisti, siç është Petro Mersini, të paguajë 10 mln lekë për tu informuar. Ka dhe një episod me personat që ndodhen në qeli, si mund të lexojë aktet zoti Rrjepaj dhe Rrapaj kur në burg nuk lejohet laptopi, dua të tregoj ironinë e kësaj që po ndodh…. Do të lexojmë sa të mundemi.”- tha avokati Yzeiraj.

Në pritje të gjyqit, ata janë në burg që prej gushtit të kaluar, duke u akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...