Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter preku veriun e Italisë mbrëmjen e kaluar.
Epiqendra ishte 13 kilometra larg qytetit Tolmezzo dhe u ndje në disa vende të tjera, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë.
Sipas mediave italiane, thellësia e tërmetit ishte rreth 10 kilometra.
Edhe pse zjarrfikësit morën dhjetëra thirrje, ende nuk raportohet për dëme të mëdha.