8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Lufta vazhdon të rrezikojë sigurinë bërthamore në Ukrainë

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, thotë se lufta vazhdon të rrezikojë sigurinë bërthamore në Ukrainë.

Deklarata e tij vjen pas të dhënave dhe shpërthimeve të regjistruara pranë centralit bërthamor Zaporizhzhia, paralajmërimeve për sulme ajrore dhe bombardimeve që prishin energjinë elektrike në vende të ndryshme. Ndërkohë, Moska thotë se 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan gjatë natës mbi qytetin rus të Belgorodit.

Nuk raportohet për viktima, saktësoi guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov.

Mbrojtja jonë ajrore hyri në veprim në qytetin dhe rrethin e Belgorodit, duke rrëzuar 15 objektiva ajrore që po afroheshin. Sipas informacioneve paraprake, nuk pati viktima,” shkroi Gladkov në Telegram duke shtuar se dritaret e 37 apartamenteve të 17 ndërtesave të banimit u shkatërruan dhe një ballkon është dëmtuar rëndë nga rënia e fragmenteve.

Dëme ka pasur edhe në stadiumin Belgorod.

Trupat ruse kanë nisur sulme të reja në Ukrainën lindore, me luftime të ashpra të raportuara rreth qyteteve Avdiivka dhe Bakhmut.

Në raportin e tij ditor mbi situatën në terren, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës renditi 11 përparime të pjesshme ruse në drejtim të katër lokacioneve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...