14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Sekuestrohet pasuria’Peshkaqenit’: SPAK-i ndalon pasurinë e Princ Dobroshit dhe kunatit të tij për trafik droge

Princ Dobroshit, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni”, i dyshuar si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, i janë sekuestruar pasuritë nga SPAK në Shqipëri.

Pasuritë i janë sekuestruar edhe kunatit të tij Olsi Syziut.SPAK ka sekuestruar 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.

Dobroshi, nga Kosova, i njohur ndryshe me nofkën “Peshkaqeni” me të shkuar kriminale të pasur ka të regjistruara një numër të madh objektesh banimi dhe tokash.

Ai kishte edhe një biznes të regjistruar në emër të tij, por i cili është pasiv që nga 2022-shi.Kush është Princ Dobroshi?Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri nga personat me veprimtari të dyshuar kriminale.

Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

59-vjeçari nga Peja e nisi ‘karrierën’ e tij në fund të viteve ’80 në Gjermani, ku do të dilte si shumë të rinj të tjerë nga Kosova. Megjithatë, besohet se aktivitetet kriminale në trafikim të drogës – dhe siç dyshohet edhe armëve, do t’i niste në fillim të viteve ’90.

Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës. Në vitin 1997 Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.Dy vjet më pas ishte arrestuar sërish dhe ishte dërguar në Norvegji.

Autoritetet çeke në atë kohë kishin raportuar se dokumentacioni i gjetur te Dobroshi indikonte që ai po përdorte paratë e drogës për të blerë armë të cilat i dërgoheshin më pas njerëzve të UÇK-së.

Dobroshi nga çekët ishte dorëzuar sërish te norvegjezët.

Kur po çohej të merrej në pyetje, minibusi me të cilin po barteshin gjykatësit, mbrojtësit dhe avokatët kishte pësuar aksident të rëndë nga i cili mbetën të vrarë tre njerëz.

Prej asaj kohe, Dobroshi ishte quajtur nga autoritetet norvegjeze si i burgosuri më i rrezikshëm në atë vend.Për çudi, ai ishte liruar më pas për “sjellje të mirë” në janarin e vitit 2005.

Dhe pas pak kohësh do të vinte për të jetuar në Kosovë. Këtu besohet që kishte hapur pika bastesh dhe kazino.

Dobroshi kishte pasur shoqëri me Arfan Qadeer Bhattin, një i arrestuar në Norvegji me akuzat se kishte planifikuar të kryente sulme terroriste ndaj ambasadës së Izraelit dhe asaj të Amerikës në Oslo të Norvegjisë, shkruajnë mediat në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...