23.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Bermeta dhe Nurja shkëlqejnë në boks: Renditen tek boksierët më të mirë në botë

Një rezultat historik ka arritur në historinë e boksit shqiptar me Alban Bermetën.

Pas ndeshjes së fundit të fituar në Feti Borova kundër Fati Kelles, ish-kampionit olimpik të Turqisë, Bermeta është renditur i 20-ti në botë në peshën e tij sipas Boxrec, faqes së specializuar të boksit në botë për të dhënat e boksierëve.

Ky numër është më i larti për një boksier shqiptar, ndërsa vetë Bermeta, i cili grushton për peshat e mesme, pretendon të ngjitet edhe më lart.

Në muajt në vijim pritet që ai të duelojë për titull kampion, pasi tani është në zonën e boksierëve më të fortë në botë.Mjaft mirë po ecën edhe Denis Nurja, boksieri tjetër shqiptar që gjithashtu ka thyer rekordin personal, duke arritur të renditet i 28-ti në botë.

Këto shifra duket të jenë të pabesueshme në kontekstin e mungesës së mbështetjes dhe marketingut, por janë të arritura falë përkushtimit të madh të sportistëve. Për Denisin, kjo renditje vjen pas fitores që arriti në ‘Grushtin e Hekurt 2’ ku 1 javë më parë mposhti Charles Shinima nga Namibia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...