21.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

“Sandokan” bashkëpunon pas 26 vitesh në burg, pritet të zbulohen vrasje nga mafia italiane

Francesco Schiavone, i njohur si Sandokan dhe kreu i klanit Casalesi, pjesë e mafies italiane, po bashkëpunon me magjistratët e Napolit pas 26 vitesh.

Sandokan, i cili ndodhet në burg, u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për disa krime. Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikolla, i pari në familje që u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë.

Pas tij në vitin 2021 edhe djali i dytë Walter. Djemtë e tjerë Emanuele Libero, i cili do të lirohet nga qelia gushtin e ardhshëm dhe Carmine mbeten në burg, ndërsa gruaja e Sandokan, Giuseppina Nappa, është e lirë.

Vendimi i Francesco Schiavone, një pacient me kancer dhe kujdestar i sekreteve të rëndësishme, mund të jetë gjithashtu një mesazh i synuar për botën e jashtme, veçanërisht për të mos u përpjekur të riorganizojë klanin.

Sipas hetuesve, zgjedhja e shefit, të ndaluar në L’Aquila, mund të jetë një mënyrë për të vendosur një gur varri mbi aspiratat e pasardhësve të tjerë të mundshëm.

Bashkëpunimi i Francesco Schiavone, është shpresa e gjyqtarëve, që mund të hedhë dritë mbi disa mistere të pazgjidhura, si vrasja në Brazil në vitin 1988 e themeluesit të klanit Antonio Bardellino, ose mbi lidhjet mes Camorra-s dhe politikës.

Tashmë 70-vjeçar, ai ka marrë pseudonimin Sandokan, për shkak të ngjashmërisë së tij me aktorin e serialit të njohur televiziv Kabir Bedi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...