19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

‘Ka lënë ca qen nëpër rrugë që nuk ..’, Gjergj Luca ironizon akuzat ndaj Olsi Ramës

Përmes një videoje në rrjetet sociale, biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar akuzat e deputetit Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.

Një ditë më parë, Bardhi në një konferencë për mediat akuzoi Olsi Ramën për pjesëmarrje në atë që njihet si dosja e Xibrakut dhe të përfshirë në lidhjet e drogës.

Luca, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë i akuzuar nga Rithemelimi dhe Sali Berisha për lidhjet me drogën dhe krimin.

Ironia e Lucës ishte edhe për Sali Berishën, duke i bërë thirrje të zbres nga ballkoni dhe të mbledhi të vetët. Ndërsa Olsi Rama u shpreh se droga e tij e vetme është sporti.

Dialogu i Gjergj Lucës me Olsi Ramën:

Gjergj Luca: Nuk mundet ky pa asnjë lloj vlere, ky që shihni këtu në ekran të vjedhi gjithë punën time 30-vjeçare. Me çfarë të drejte ky burrë, ky udhëheqës politik i Elbasanit, që ka bërë aq fushatë të bukur atje të më marri mua nëpër gojë dhe të heqi vlerat e madhe ta bëjë këtë burrë këtu më të zotin se sa mua në gjithë punët që unë kam bërë gjithë jetën. Mos qesh. Unë nuk mund të pranoj dot t’i lëshoj vendin që i kam bërë hyzmeti 30-vjet këtij vendi. Se e di gjithë Shqipëria që njishi i mallit jam unë. Kush e ka kalu mallin nëpër Austri, në parkun e peshqve. E ka kaluar ky? Nuk është për tu zgërdhi kjo. Mos më qesh mua! Nuk mund të më marrësh mua trofetë e jetës sime. Cili i ka organizuar grupet e inkriminume në të gjithë Shqipërinë? Pyesim edhe këta publikun këtu. Si mundet që njeriu që punon gjithë jetën, këta të çohen nëpër televizione dhe ta bëjnë copë. Unë këtë punë nuk e pranoj miqtë e mi. Dëgjo këtu Olsi Rama.

Ols Rama: Hajde ta pimë një kafe.

Luca: Nuk pi kafe. Dëgjo këtu, unë kam probleme me të gjithë familjen tuaj, sepse ai Ed Rama që unë e kam pas shok fëmijërie paska qenë skuth shumë i madh. Ka qenë skuth shumë i modh. Kur ai lexonte libra, unë rrija duke grabit fabrikat, edhe kam dalë e kam thënë publikisht. Dhe ka 10 vjet kryeministër dhe mua më ka lënë oqeaneve pas peshkut dhe ka marrë 1 milionë zagarë rreth vetes që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Tashti si mundet Ed Rama të marrë gjithë këto zagarë drejtora për me vjedh. Dhe ta lej Gjergj Lucën rrugëve që jam i specializum për atë punë.

Rama: Të ka bërë nder.

Luca: Ça nderi më ka bërë?

Rama: Ti je në biznesin tat.

Luca: Po ti je duke më bërë nder mua, që do të më marrësh trofe.

Rama: Unë në punën time jam këtu.

Luca: Ore djali, hajde këtu më bëj një kafe të hidhët komplet.

Kamarieri: Mos gërthit shumë.

Luca: Si mos të gërthas ëre. A është lokali i Gaz Demit? Ore Gaz Demi se ma kujtun këta qimexunkthat. Ore i ke dhënë topin në dorë këtij. Po ky është duke na vjedh jetën o vlla. Është duke na vjedh gjithë historinë tonë. Mos e le or vlla. Unë nuk mund tja fal këto atij udhëheqësi të atij partisë sime që rri atje majë pikalorit edhe ka lënë ca qen nëpër rrugë që nuk dijnë vendin e vet dhe fyejnë demokratët e vërtetë të këtij vendi. Të lutem shumë doktor, zbrit prej andej, zbrit në rrugë edhe mblidhi këta njerëz mos na fyejnë shumë. Të lutem doktor. Ca ke o vlla?

Rama: Kisha ardh për kafe, po iki fare.

Luca: Nëse ti vazhdon mo me drogë edhe me këto historina edhe për me më marë mua trofetë, unë këtë rradhë do të dalë kundra edhe do iki tek partia ime.

Rama: Droga ime është sporti vlla. Tjetër gjë nuk di.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT