23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Përgjaken zgjedhjet në Turqi, raportohet për një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sytë e mbarë botës janë kthyer këtë të dielë nga Stambolli, me qendrën ekonomike të Turqisë që është kthyer të jetë vendimtare në jetën politike të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Lideri turk e mbajti mbi shpinën e tij të gjithë peshën e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, duke kanalizuar të gjitha forcat e AKP-së në Stamboll, pasi nuk është vetëm çështje nderi rifitimi i bashkisë më të madhe të vendit, por edhe konfirmim i rolit të tij hegjemonist në jetën politike të Turqisë.

Nëse kandidati i AKP për Stambollin Murat Kurum, arrin të mposhtë kryebashkiakun në fuqi, Ekrem Imamoglu, atëherë Erdogan neutralizon rivalin më të fortë potencial për President nga opozita.

Duke “pushtuar” Stambollin ai vulos edhe të ardhmen e tij politike, por edhe kursin e Turqisë në vitet e ardhshme.Kjo pasi humbja e mundshme e Imamoglu i hap rrugën një ndryshimi të Kushtetutës, i cili do t’i lejojë Erdoganit të pretendojë një mandat të tretë si President.

Për këto arsye tensioni mbetet i lartë në Stamboll dhe në të gjithë Turqinë. Madje zgjedhjet kanë nisur duke u përgjakur, pasi incidente të dhunshme janë regjistruar në Dijarbakr, një nga qytetet kryesore kurde në Turqinë juglindore.

Sipas Ministrisë turke të Shëndetësisë të paktën një person u vra dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Përleshjet shpërthyen mes dy grupeve gjatë zgjedhjeve të sotme, duke rezultuar në një të vdekur dhe 12 të plagosur”, tha një zyrtar për AFP, duke sqaruar se incidentet ndodhën në një fshat që ndodhet 30 kilometra larg Dijarbakirit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...