Deputeti Gazment Bardhi sqaroi në foltoren e parlamentit amendamentet e PD-së për ligjin e amnistisë. Ai hodhi poshtë akuzat e Alibeajt, duke thënë se zyrtarët apo ish-zyrtarët subjekte të SPAK apo GJKKO nuk do të falen, ndërsa nga ana tjetër përfitojnë gjithë protestuesit.
‘Ftoj secilin koleg që ka shqetësim jo për të bërë politik me amnistinë, që ka qenë gjithë kohën pazari pazari, të bëjë amendament dhe ta shqyrtojë parlamenti me përgjegjësi. Edhe subjektet e SPAK dhe GJKKO ishin përfitues, mirëpo amendamentet tona, sipas traditës në vite, kanë përfituar të gjithë të dënuarit. Mirëpo, kuvendi ka shpallur prioritet kombëtar dhënien fund të pandëshkueshmërisë, në amendamentin e PD ka 3 risi. Amnistia e 2014 ka marrë miratimin e gjithë parlamentit si majtas dhe djathtas. 3 janë risitë sot, e para falen të gjithë protestuesit, qofshin në protesta politike apo shoqërisë civile. Së dyti, asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton. Dhe e treta, asnjë subjekt i posaçëm në ndjekje penale nga SPAK apo i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia. Me amendamentin tonë dhe analizën e ekspertëve, asnjë person zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion, tendera, nuk përfiton nga amnistia. Kjo është e vërteta, çdo gjë tjetër është një gënjeshtër që kërkon vëmendje nga opinioni publik.’, thotë Bardhi.
Deputeti Bardhi sqaron amendamentet e PD-së për ligjin e amnistisë në parlament
POSTIMET E FUNDIT
Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...
Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...
30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...
Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...
SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...





