10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Debati në Kuvend: Braçe akuzon qeverinë e mëparshme për koncesionet

Në seancën e Kuvendit, diskutohet projektligji për koncesionet, ku deputeti i PS-së ka numëruar të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria Berisha, dedikuar personave të caktuar.

Braçe tha se në atë kohë nuk bëhej fjalë për sterilizim, por për rruajtje dhe shitje të pronave publike, që nuk kthehen më.

Braçe solli në Kuvend historinë me projektin e portit me Damir Fazllic, dëmin e shkaktuar në ARMO me investitor Rezar Taçin e deri tek dhjetëra koncesione të marra nga deputetët e PD për hidrocentralet.

Nga gjithçka që dëgjova për 4 orë me radhë më duhet të them, kjo sallë por edhe jashtë kësaj sallë ka memorie. Dikur në datën 20 dhjetor 2012, Berisha dhe unë modestisht kemi konsumuar një interpelancë për këtë temë për koncesimin e pasurimeve publike.

Isha i frymëzuar në atë kohë, një temë e re nuk e njihnim, gjetëm mundësinë të mësohem. Sapo kisha lexuar librin e ideologes Argita Malltezi, e mbaj librin e Argita Malltezit në librari, si kontribut themelor në këtë ideologji. Berisha pasi u njoh me librin e kësaj zonje, e humbi durimin ik prej kthej tha. Ishin dhënë 290 kontrata për të ndërtuar hidrocentrale në çdo rrëke uji.

Në 1 mijë faqe letra që ishin këtu, kishte një problem të madh, ishte një shoqja ime deputete, kishte marrë letrat për koncesion, Kardhiq 1, Kardhiq 2, Kardhiq 3, Kardhiq 4. Nuk e kuptoja pse kjo zonja rrinte mbi Kardhiq. Ato mbi Kardhiq nuk janë më, por ka më shumë se kaq.

Një shoqja ime deputete i kishte përlarë dhe ato. Nafta e gjitha ishte koncensionuar, çdo vinç ishte bërë koncesion. Deputetët e Durrësit duhet ta dinë këtë. Modeli ishte ky, ore e mbani mend që familja kishte vajtur në Porto Romano dhe i blinte me lek në dorë pronat. E mban mend këtë Damir Fazlliç.

Të dalësh tani kundër Portit të Durrësit. Ja bën mu e gjitha, nuk mjaftoi kaq, pati dhe një proces tjetër, u shit OSSH, vazhdon të hetohet dhe nuk ka përgjigje. E dinë ata atje, janë shitur 4 hidrocentrale. Ishte sektori publik, u shitën me vlerën e TVSH të pa rikthyer.

Nuk ishin vetëm këto, e mbani mend Armon që u shit në Teksas. Rezart Taçi blinte ca piktura, jep paratë e shto paratë. Po prap doli një amerikan tjetër që ishte Rezart Taçi. Pasi i themi të gjitha këto, e kuptoni që forma e konsensionit mund të quhet edhe sterilizim. Shitja është rruajtje, merri të gjitha dhe nuk i kthen dot më. Kjo ka ndodhur në atë kohë. Besoj se interesi publik mund të mbrohet shumë mirë duke operuar me pronë publike.

Të djathtët na keni dhënë edhe këtë model, ka mbetur nëpër ligje…Për të shkatërruar pronën publike dhe për t’i dhënë privatit. Ka edhe parashkrim për korrupsionin, e kanë bërë juristët dhe ka që ç’ke me të, por kur s’ta do qejfi ty nuk ka. Për ta mbyllur, ka ardhur koha të mendojmë përtej hidrocentraleve, të mendojmë për ujin. Element kyç për sektorin më të gjerë ekonomik të vendit që është bujqësia.’- tha Braçe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...