20.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Flakët shkatërrojnë godinën historike ‘Bar Lulishte Butrinti’ në Sarandë

Godina historike e ‘Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të Sarandës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Aktualisht kjo godinë administrohet si pronë nga bashkia, por ka pretendime për pronësinë edhe nga familja mbretërore.

Prej vitesh, godina nuk është funksionale.

Flakët kanë përfshirë edhe një godinë tjetër ku ishin disa biznese.

Në ndërkohë, nga flakët është dëmtuar edhe një pishë e vjetër. Zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë nga flakët një pemë që quhet pema e Piperit të Naimit, një pemë që është gati 150 vjeçare dhe ndodhet përbri bar lulishtes. Pema është mbjellë nga duart e shkrimtarit rilindas Naim Frashëri rreth viteve 1874-76.

Dy zjarrfikës të bashkisë së Finiqit janë shkuar në ndihmë të atyre të Sarandës për të shuar flakët që kanë përfshirë “Bar Lulishte Butrintin” dhe rrezikojnë pemën e njohur si pema e piperit e Naimit, e cila është mbjellë mbi 150 vjet më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...

Integrimi europian/ Balla: Rezolutë me konsensus në komision, kërkon të ruhet marrëveshja në Kuvend

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus...

Vokshi akuzon qeverinë për proces “të mbyllur” të integrimit/ kërkon raportim publik në Kuvend

0
Deputetja e Partia Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar në Kuvend se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet i mbyllur dhe...

60-vjetori i Universitetit të Arteve/ Gonxhja: Institucion që formoi breza artistësh dhe mendim kritik

0
Universiteti i Arteve ka shënuar 60-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive, ku një ditë më parë u ndanë certifikata mirënjohjeje për mbi...