19.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

‘Vrasësi i taksistëve’ i dënuar përjetë, ekstradohet me sukses nga Korea e Jugut

Policia e Shtetit njofton se është finalizuar me sukses ekstradimi i shtetasit shqiptar Ervin Shahini, alias Spartak Lazaj, 50-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale kundër personit.

Operacioni “Suporti” u realizua me bashkëpunimin e Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe autoriteteve policore të Koresë së Jugut.

Shahini u ekstradua gjatë mesnatës së mbrëmshme dhe është dënuar për vjedhje me dhunë dhe vrasje, kryer në vitin 1995.

Pas një historie kriminale të gjatë, ku përdorte armë të ftohta për të kryer veprat e tij kriminale, ai ishte arratisur në vitin 1997 dhe kishte strehuar në Republikën e Koresë, duke përdorur identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar për të shmangur arrestimin.

Duke u përfshirë në operacionin “Suporti”, shtetasi u ekstradua në Shqipëri për të përballuar drejtësinë për veprat e tij të kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT