5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Xhensila publikon lajmin , Robert Berisha nxjerr bllof produksionin për kontratat

Quajtur si një nga personazhet pa komplekse në showbizin tonë, Robert Berisha vazhdon të jetë i preferuari i publikut për disa vite. Ai është një personazh i dashur, jo vetëm për sharmin e tij si mashkull, por edhe për natyrën e tij të lirë.

E tani, ka ardhur momenti që të shohim artistin në një tjetër dritare, nëpërmjet një reality show. Ndërsa shumë prisnin që ai të ishte pjesë e Big Brother, Berisha u shfaq në Ferma VIP, duke e treguar anën tjetër të tij për publikun. Për disa javë tashmë, ai është bërë një nga personazhet kryesore në këtë eksperiencë, megjithatë duket se qëndrimi i tij nuk do të jetë aq i gjatë, ose të paktën kjo është informacioni që është zbuluar padashje nga Xhensila Myrtezaj.

Deri më tani, vetë organizatorët nuk kanë zgjedhur të reagojnë, duke vijuar krejt normalisht me spektaklin. Ndërkohë, Roberti brenda në lojë ka shfaqur një interes për Ditea Berishën. Ndonëse në një raport jashtë, ai nuk e ka fshehur aspak interesin për konkurrenten tjetër. Shpesh Roberti e ka ngacmuar me fjalë dhe kunja, por edhe me një letër, të cilën ia ka shkruar me nota humori.

Roberti i ka nisur një letër blogeres ku shkruan: “Ditea Berisha je e diskualifikuar nga loja. Je shumë seksi dhe i ke futur në problem Albanon dhe Robertin. Të lutem dil jashtë se të pret një kosovar nga Gjakova që jeton në Zvicër dhe i lindur në Gjermani”.

Ndërsa edhe fermeri tjetër Florian Agalliu, është përpjekur të bëjë rolin e ndërmjetësit duke i thënë se është dikush të ka pëlqim, por Ditea ka thënë se nuk dëshiron të krijojë diçka romantike brenda në fermë, por nënvizoi se kriter është që partneri të jetë të paktën 10 vitë më i madh se ajo. Rikujtojmë se Robert Berisha, i cili është baba i dy vajzave ka një tjetër romancë jashtë shtëpisë, e cila ka filluar që para hyrjes së tij në format.

Edhe ai vetë ka deklaruar në shtëpi se jashtë ka një lidhje dashurie. Robert Berisha ka treguar për takimin e parë të dy vajzave të tij, Renee dhe Arona, të cilat jetojnë në shtete të ndryshme. Këngëtari dhe moderatori i njohur u shpreh se Arona, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ka ardhur rrallë në Shqipëri dhe është takuar vetëm me Robertin. Ndërsa tregoi se verën e kaluar vendosi që t’i takojë të dy vajzat me njëra-tjetën për herë të parë në Londër. Ai mori vendimin për shkak të dëshirës së Renee, e cila ka ardhur në jetë nga martesa me Nora Istrefin, për të pasur një motër ose vëlla.


“Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, tek e para s’kam qenë as në lidhje. Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua. E mora dhe i thashë do ikim dikund se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën”, është shprehur Robert Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT