23.6 C
Tiranë
Thursday, July 2, 2026

Gjekmarkaj sulmon ashpër mazhorancën: “Në 12 vite, Shqipëria nuk qeveriset por vidhet”

Në takimin me demokratë në qytetin e Beratit, deputeti i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj, bëri theksin se Shqipëria është në rrugën e shkretimit për shkak të vidhjes së parave publike dhe koncentrimit të pushtetit tek një person. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj shtoi se Partia Demokratike mund të ndalojë këtë shkretim dhe transformimin e demokracisë në autokraci, ndërsa konsideron se kambanat e alarmit janë rënë.

Fjalimi i plotë i Agron Gjekmarkaj është si vijon:

“Bashkëbisedimi me ju është një kënaqësi dhe një shpresë më shumë në momentet ku gjithsecili duhet të marrë vendime të mëdha për veten, familjen, qytetin dhe vendin. Nuk na lejohet të rrimë pasivë përballë zhvillimeve politike në vend! Indiferenca nuk është alet, por armiku i çdo aspirate. Shqipëria nuk qeveriset, por sundohet! Shqipëria prej 12 vitesh nuk administrohet, por korruptohet dhe vidhet! Nga 12 vjetët e fundit, populli zvogëlohet ndërsa kasta e ushqyer me paratë publike rritet.

Monizmi dhe pushteti absolut, nëse ne nuk reagojmë, nuk është më iluzion, por realitet. Pushtetet janë përqendruar në mënyrë piramidale vetëm te një njeri dhe cka mbetet tek shërbëtorët e tij! Shikoni cfarë ndodh me paratë publike, skandalet me inceneratoret, vjedhjet masive, sterilizimin, 200 milion euro ndërsa pensionet dhe rrogat mbeten mizerabile.

Shikoni sagën e drejtorëve që e kanë kthyer shtetin në bahçen e tyre të veseve. Çfarë bëjnë ata, paratë e investimeve publike i marrin toptan, sade, dhe bëjnë hotele, makina luksi, llogari bankare! Ata e duan pushtetin vetëm për këtë. Na thonë na votoni që t’ju vjedhim.

PD ka përjetuar periudha të vështira por epoka. Sot është më e fortë, më e bashkuar dhe më e vendosur për ndryshim. Ka dalë nga rrethimi dhe është në sulm në emër të shqiptarëve dhe për ta!

Në vitin 1990, PD u shfaq me projektin e lirisë dhe themelimit, të pluralizmit, Shqipërinë si gjithë Europa! Në vitin 1992, me shndërrimin e lirisë në demokraci, në shtet të së drejtës, transformimin e ekonomisë socialiste në ekonomi tregu, hapin e parë drejt institucioneve evropiane!

Në vitin 2005, u rikthye me duar të pastra, ristabilizoi shtetin, shkatërroi bandat, ndërtoi infrastrukturën moderne, realizoi arritjet historike duke futur Shqipërinë në NATO, lëvizjen e lirë pa viza, vizitën e Presidentit Bush, marrëveshjen e Asociimit dhe Stabilizimit me BE, rritjen e rrogave për shumë kategori!

Po i kujtoj këto për të thënë demokratëve dhe qytetarëve se të qenit me Partinë Demokratike është krenari dhe përgjegjësi, sepse ajo gjithmonë ka një projekt në dobi të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj!

PD ka politikanë, ka profesionistë, ka elita, ka njerëz të ndershëm që mund të kthejnë vendin në shtigjet e normalitetit, mund t’i hiqej hajdutët nga qeveria dhe administrata, mund të kthejnë shqiptarët të jetojnë me dinjitet në shtëpitë e tyre!

PD mund ta ndalojë shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracisë në autokraci. Kambana e alarmit ka rënë! Lideri i opozitës, themeluesi i pluralizmit pa akuza, pa hetim, mbahet në arrest për llogari të pushtetit! Për së dyti, në këto 34 vjet, fati po sjell që liria e një shoqërie të rezonojë me emrin e Sali Berishës.

Shikojeni Qeverinë e Edi Ramës, shihni ministrat e tij me portofol, a nuk ju fyejnë inteligjencën me paturpësinë e tyre, a nuk ju shqetësojnë me paaftësinë, a nuk ju zemërojnë me oreksin që kanë, a nuk ju lodhin me servilizmin e tyre të skajshëm?

Nuk vijnë në parlament, nuk flasin, fshihen, kanë frikë, mendojnë se do harrojmë!

Të gjithë ne, shoqëria jonë, duhet të marrim përgjegjësi, nderin e të qenit opozitar në kohë të vështira duhet ta shndërrojmë në energji për fitore, në përpjekje që të jenë sa më të paktën ata që bien në fajin e votës për Edi Ramën dhe qeverinë e tij kumbare të skandalit!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Vlorë/ 23-vjeçarja dyshohet se humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, prek me fjalët...

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, në Vlorë, ku një 23-vjeçare, e identifikuar si Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë...

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...

Mbappé thyen rekord historik: ‘Jam vetëm një hap larg Messit’ – dopieta ndaj Suedisë...

0
Kylian Mbappé ka qenë sërish vendimtar për Francën, duke udhëhequr “Gjelat” drejt një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit në 1/8-at e Kupës...

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një...

0
Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin...

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron...

0
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm. Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka...