20.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Arrestohet 20-vjeçari në Durrës për akuzën e shitjes së drogërave, sekuestrohet sasia e Cannabis

Një i ri është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare bëjnë të ditur se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Në një njoftim zyrtar të Policisë, u bë e ditur se është sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

20-vjeçari, i cili posedonte dozat me qëllim për t’i shitur, u vënë në pranga nga autoritetet. Ky arrestim ndodhi si rezultat i punës operacionale me fokus në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke u bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të destinuar për shitje në zona të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme të ligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...

Integrimi europian/ Balla: Rezolutë me konsensus në komision, kërkon të ruhet marrëveshja në Kuvend

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus...

Vokshi akuzon qeverinë për proces “të mbyllur” të integrimit/ kërkon raportim publik në Kuvend

0
Deputetja e Partia Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar në Kuvend se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet i mbyllur dhe...

60-vjetori i Universitetit të Arteve/ Gonxhja: Institucion që formoi breza artistësh dhe mendim kritik

0
Universiteti i Arteve ka shënuar 60-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive, ku një ditë më parë u ndanë certifikata mirënjohjeje për mbi...