19.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Politikani serb: ‘Ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë për Serbi – Kosovë

Politikani serb Nikola Sanduloviç ka shprehur mendimin se është koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, pasi që as BE-ja dhe as SHBA-ja nuk mund t’i rregullojnë më ato. Ai kritikoi politikat e buta të ndjekura nga BE-ja dhe SHBA-ja, duke thënë se Evropa po fle ndërsa Amerika është e përgjumur me shkresat e Kristofer Hillit.

Sanduloviç tha se ka ardhur koha për vendime serioze dhe sekserizim politik, duke propozuar që të kthehen në mënyrën më të veçantë të trajtojnë çështjet politike. Ai gjithashtu theksoi se Evropa duhet të kuptojë se ka gabuar dhe të ndryshojë politikën dhe financimin e saj ndaj Serbisë, në mënyrë që Serbia të marrë një vendim. Sanduloviç argumentoi se në këtë situatë, nëse Evropa nuk ndryshon, Serbia do të dalë si bashkëpunëtorja kryesore e Rusisë në Ballkan. Ai gjithashtu kritikoi fokusin e Evropës dhe Amerikës në probleme të kota dhe shprehi shqetësimin e tij për mungesën e një përpjekjeje serioze për të zgjidhur çështjet që ndikojnë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë”,-tha politikani serb Nikola Sanduloviç mbrëmjen e të premtes në një intervistë për “Balkan Talks”, duke shtuar se marrëdheniet mes Serbisë dhe kosovës, tashmë nuk mund t’i rregullojë as BE-ja dhe as SHBA.

Sipas tij politikat e ndjekura nga BE e nga SHBA janë tepër të buta dhe sa kohë Europa nuk ndryshon politikën e saj dhe financimin e saj të Serbisë, nuk do të ketë ndryshim.

Ai tha se Evropa po fle ndërsa Amerika është e përgjumur me shkresat ngjyrë rozë të cilat i dërgon Kristofer Hilli, ndërsa theksoi se më tepër po fokusohen te probleme dhe çështje krejtësisht të kota.


“Mendoj se Evropa ka shfrytëzuar të gjitha benefitet e veta dhe ndikimin e saj që në përgjithësi ka qenë ndikim financiar mbi Serbinë dhe jo politik as ushtarak dhe në asnjë segment tjetër. Mendoj se ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë dhe lidershipin duke qenë se ata kanë zgjidhje shumë më konkrete dhe shohin ku qëndron problemi.

Mendoj se tash është momenti për vendime serioze dhe sekserizimi i tillë politik siç po bën Evropa tani ndaj Aleksandër Vuçiçit dhe e ledhaton qenin që do të të kafshojë dhe ti mendon se nëse e ledhaton qenin ai nuk do të të kafshojë më, unë jam më shumë për politikën tjetër, kur qeni, i cili do të të kafshojë duhet të ketë gojën e mbuluar dhe duhet të jetë në një hapësirë të kufizuar dhe atë duhet trajtuar me trajtim të veçantë. Përderisa Evropa të mos e kuptoj se ka gabuar dhe derisa nuk e ndryshon politikën e saj dhe financimin e saj të Serbisë me çmimin që Serbia të marr vendimin, të cilin me siguri do ta marrë vetëm se kështu ndoshta para kohe, e ky është që haptazi të del si bashkëpunëtori kryesor i Rusisë në Ballkan, për të cilën mendoj se ka për të ndodhur, pasi Evropa po fle, propozimi im është i një natyre krejt tjetër dhe mendoj se në këtë situatë, e mbani mend çka thotë Putini, rruga më ka mësuar se ai i cili godet i pari gjithmonë fiton.

Evropa po fle, Amerika është e përgjumur me shkresat ngjyrë rozë të cilat i dërgon Kristofer Hilli. Mendoj se janë përqendruar plotësisht në gjëra krejtësisht të kota si probleme. Nuk është problem Asociacioni i Komunave Serbe sepse edhe nëse vjen Asociacioni i Komunave Serbe, parimet dhe mënyra e mendimit dhe veprimit gjeopolitik, interesimeve personale të cilat i ka Aleksandër Vuçiqi ndaj Kosovës, nuk kanë për t’ia ndërruar mendimin atij. Kur nuk ndryshon mendimi, nuk ndryshon as veprimi. Ky është problemi dhe është problem se opozitat tjera këtu në Serbi ndjekin këtë linjë të kundërshtimit më të vogël. Askush nuk do të pranojë të vërtetën dhe nuk do të ballafaqohet me problemin drejtpërdrejtë. Të gjithë shkojnë rreth e përqark, shikojnë pikët politike dhe përfitimin personal”,-tha Sanduloviç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...

Integrimi europian/ Balla: Rezolutë me konsensus në komision, kërkon të ruhet marrëveshja në Kuvend

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus...

Vokshi akuzon qeverinë për proces “të mbyllur” të integrimit/ kërkon raportim publik në Kuvend

0
Deputetja e Partia Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar në Kuvend se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet i mbyllur dhe...

60-vjetori i Universitetit të Arteve/ Gonxhja: Institucion që formoi breza artistësh dhe mendim kritik

0
Universiteti i Arteve ka shënuar 60-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive, ku një ditë më parë u ndanë certifikata mirënjohjeje për mbi...