27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Juventus dhe Napoli rikthehen te fitoret në Serie A, ndërsa Atalanta pëson humbje

Juventus i dha fund thatësirës në Seeria A duke u rikthyer te fitorja pas 5 ndeshjesh. ‘Zonja e vjetër’ mposhti minimalisht 1-0 Fiorentinën dhe mori tre pikë të rëndësishme për të qëndruar në zonën ‘Champions’. Në ‘Allianz Stadium’ vulosi goli i Gatti-t i realizuar në minutën e 21.

Me këtë fitore Juventus merr siguri për vendin e tretë në renditje, duke krijuar një distancë prej 4 vitesh me Bologna-n e vendit të katërt dhe 6 pikë më pak se Milani i vendit të dytë.

Te fitoret pas një kohe të gjatë u rikthye edhe Napoli që mposhti 2-4 me përmbysje Monzan. Osimhen barazoi shifrat 1-1 në pjesën e dytë para se Politano dhe Zielinski ta dërgonin rezultatin në 1-3. Vendasit u përpoqën të rikthehen në lojë me golin e Colpanit, por më pas Raspadori vulosi gjithçka. Pavarësisht fitores Napoli mbetet larg zonës që lufton për një vend në Champions.Befasi këtë javë ishte humbja 2-1 që pësoi me përmbysje Atalanta në transfertën e Cagliarit. Goli i Scamacas u zhvlerësua në pjesën e parë nga Aguello, ndërsa më vonë Viola realizoi për tre pikët e vendasve. Disfata vjen e hidhur për bergameskët, pasi në këtë mënyrë mbeten pas në luftën për zonën Champions.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...