34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Foto/ Tragjedi në Brescia: 32-vjeçari shqiptar humbet jetën pas një aksidenti të rëndë

Një aksident i rëndë në Brescia të Italisë ka sjellë tronditje, duke shkaktuar humbjen e jetës së një 32-vjeçari shqiptar dhe plagosjen e 7 personave të tjerë. Viktima, e njohur si Ruben Wlodkowski, i lindur në Peschiera, ka humbur jetën pasi makina e tij, një Porche Cayenne, është përplasur me një furgon dhe më pas ka përfunduar në një kanal dhe në një pemë.

Ndërkohë, gruaja e tij gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen, ndërsa hetimet e para sugjerojnë se aksidenti ndodhi pasi Porsche Cayenne po udhëtonte në drejtim të Peschiera-s në via Verona dhe u përplas me një furgon Volkswagen që doli nga via Verdi.

Përplasja ka çuar në humbjen e kontrollit të makinës së 32-vjeçarit shqiptar, duke shkaktuar rrëzimin e saj në kanalin përgjatë Via Verona. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë së ndihmës në vendngjarje, për Ruben Wlodkowski nuk mund të bëhej asgjë për shkak të lëndimeve të rënda të marrura.

i riu shqiptar Ruben Wlodkowski

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...