13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Pas refuzimit të interpelancës nga Rama, Gaz Bardhi bën lëvizjen e radhës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk heq dorë nga llogaridhënia mbi çështjen e përfshirjes së vëllait të Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, në Laboratorin e drogës në Xibrakë. Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi, ka paraqitur mocion për zhvillimin e një debati parlamentar në lidhje me problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.

Në kërkesën e Bardhit specifikohet se prej vitit 2014, Shqipëria u bë vendi i parë në Evropë për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, dhe që grupet kriminale kishin bashkëpunëtorë në nivelet më të larta të Policisë së Shtetit dhe Qeverisë. Mocioni përfshin edhe dyshime se Olsi Rama mund të jetë një prej bashkëpunëtorëve të paidentifikuar në grupin kriminal, bazuar në të dhënat e një dosje gjyqësore dhe sistemin TIMS.


“Policia dhe Prokuroria nuk arritën gjithashtu të zbardhnin të plotëidentitetin e të gjithë bashkëpunëtorëve, të lidhur me grupin kriminal, për të cilët Prokuroria do të regjistronte procedimin penal nr. 335/1 i vitit 2016. Por, dy vite më pas ky procedim penal do tëpezullohej pasi Prokuroria do të shpallte pamundësinë për identifikimin e këtyre individëve. Dokumentet zyrtare nga dosja gjyqësore dhe sistemi TIMS ngrejnë dyshime serioze se një prej këtyre bashkëpunëtorëve të paidentifikuar mund të jetë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Këto dyshime bazohen në faktin se një prej bashkëpunëtorëve tëpaidentifikuar është një shtetas 45 vjec, me flokë të shkurtër, përdorues i automjetit AA 653 DM. Olsi Rama asokohe ishte 45 vjec, me flokë të shkurtra dhe përdorues i automjetit AA 653 DM, i përdorur edhe nga pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal Genci Xhixha, Gentian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Sipas të dhënave tësistemit TIMS nga 18 hyrje-dalje të makinës, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës. Sipas gjykatës, policia dhe prokuroria kanë kryer hetime të mangëta dhe nuk kanë identifikuar bashkëpunëtorët e grupit. Përdorimin e këtij automjeti dhe njohjen me eksponentët e grupit kriminal do ta pohonte edhe vetë Olsi Rama ditën e publikimit të denoncimit, 28 Mars 2024.” – thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD.

Bardhi shpreh nevojën për të shqyrtuar me përparësi këtë problematikë në Kuvend dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria.

“Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar mbi problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.”– përfundon shkresa e Bardhit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Tigra letre’/ Khamenei sulmon SHBA-në: prania e tyre sjell pasiguri në Lindjen e Mesme

0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes...

Trump rrit tarifat në 25% për automjetet nga BE/ “Nëse prodhojnë në SHBA, nuk...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për makinat dhe kamionët që importohen nga Bashkimi Evropian në masën...

‘Ishalla kështu vazhdon’/ Gimbo tregon takimin e Selin Bollatit me mamanë e tij: u...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka folur për marrëdhënien e tij me Selin Bollatin dhe një takim të rëndësishëm familjar mes tyre. I...

‘Një fundjavë si kauboj’/ Sydney Sweeney dhe Scooter Braun konfirmojnë lidhjen, romancë serioze mes...

0
Sydney Sweeney dhe Scooter Braun kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke ndarë për herë të parë momente së bashku në rrjete sociale. Aktorja 28-vjeçare,...

“Më parë lyhet gruaja pastaj shtëpia”/ Debate për Sarën si kryefermere, Ola kritika për...

0
Roli i Sarës si kryefermere dhe mënyra e ndarjes së punëve gjatë kësaj jave ka sjellë diskutime të forta mes fermerëve në fermë. Fillimisht kanë...